Hykmete Bajrami

Bajrami thirrje Qeverisë: Zgjohuni nga gjumi, tregoni qytetarëve se sa i ndotur është uji i Liqenit të Badocit

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka thënë se Qeveria urgjentisht duhet të dalë me shpjegime dhe të ju tregoj qytetarëve se sa i ndotur është uji i Liqenit të Badovcit.

Bajrami përmes një postimi në Facebook ka shkruar se pjesa më e madhe e qytetarëve nuk kanë mundësi të blejnë ujë dhe sipas saj, do të vazhdojnë ta konsumojnë atë ujë.

“Qeveria urgjentisht të dalë me shpjegime dhe të ju tregoj qytetarëve:

– Sa i ndotur është uji i Liqenit të Badocit? Sepse pjesa me e madhe e qytetarëve nuk kanë mundësi me ble ujë dhe do të vazhdojnë ta konsumojnë atë ujë.

– Çka po bëjnë autoritetet shtetërore për evetimin e këtij problemi?

– Nëse ky është problem që mund të evitohet, sa do të zgjatë krejt procesi?

– A është i mundshëm pastrimi i Liqenit të Badocit nga koncentrimi i manganit?

– Si do t’i ndihmoj Qeveria qytetarët që nuk kanë mundësi të blejnë ujë gjatë kësaj kohe?

Qeveria duhet ta ketë parasysh faktin se 95% e qytetarëve nuk kanë mundësi të blejnë ujë për pije dhe gatim.

Zgjohuni nga gjumi, bëni zgjidhje për qytetarët”, ka shkruar Bajrami në Facebook.