Bajrami: Tatimin në pronë s’e kanë rritur komunat, por Ministria e Financave

Deputetja e Lidhje Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami , ka kërkuar nga Ministria e Financave që të gjejë zgjidhje sa i përket ndryshimit të vlerës së tatimit në pronë.

Ajo këtë thirrje e ka bërë duke thënë se nuk janë komunat ato që i kanë bërë rritjet e fundit.

“Nuk e kanë rrite komunat tatimin në prone. Në kohën e krizës ekonomike e sociale nëpër të cilën po kalon vendi, qytetarëve u janë rritë vetëm çmimet, nuk ka rritje të pagave, nuk ka rritje të pensioneve, nuk ka rritje e të të hyrave – janë rritë vetëm çmimet”, ka shkruar ajo.

“Mënyra e llogaritjes së tatimit në pronë është paracaktuar sipas Ligjit për Tatim në Pronë dhe qytetarët duhet ta dinë se komunat në kohën kur po flasim nuk e kanë bërë asnjë veprim për rritjen e tatimit në pronë, por është Ministria e Financave Punës dhe Transfereve e cila sipas Ligjit për tatimit në pronë, Nenit 18 e ka për obligim që t’i bëj vlerësimet e pronave çdo 3 vjet, vlerësim të cilin se fundi e ka bërë në kushte të këtij inflacioni marramandës dhe ky vlerësim i fundit ka shpier deri të fryrja enrome e faturave të tatimit në pronë e cila me të drejtë ka nxitur reagim qytetarë”.

Ish-minitrja e Financave ka theksuar dy mënyrat përmes së cilave do të ofrohet zgjidhja.

“Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve me një vendim të pezulloj vlerësimin e fundit të patundshmërive në vendin tonë, sepse është bërë në kushte të një inflacioni enrom dhe ta procedojë sa me parë në Kuvend Ligjin e ri për Tatim në Pronë, i cili është draftu nga grupi punuës që nga tetori 2022, me të cilin duhet të largohet pragu i poshtëm 0.15% dhe të mbetet vetëm pragu i lartë, në mënyrë që të ju lejohet komunave të bëjnë përshtatjen e normave të tatimit sipas rrethanave”.