Deputetja e LDK`së, Hykmete Bajrami, ka thënë se Qeveria që i ka lënë 700 punëtorë të RTK`së pa paga, ia ka dhënë 322 mijë euro kandidates për deputete Hasime Tahiri-Hasani, nga VV/Alternativa.

Ajo ka kujtuar që VV thoshte se do të ketë punë dhe drejtësi.

Postimi i saj i plotë:

Qeveria e cila ka lënë 700 punëtorë të RTK-së pa paga, është e njëjta që kandidatës për deputete Hasime Tahiri -Hasani (LVV/Alternativa), ja ka dhënë plotë 322 mijë Euro, duke ja siguruar buxhetin deri në vitin 2027.

”Punë dhe drejtësi”, thoshin!