Bajrami: Nëse VV e LDK duan çkapjen e shtetit, le të zotohen që Presidentin e zgjedh populli

Gazetari Agon Bajrami, ka dhënë një propozim se si Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës do të mundë të lëviznin drejt zgjdhijes së ngërçit mes vete, nëse vërtetë duan që të ndodhë çkapja e shtetit.

Bajrami ka propozuar që të dy partitë të të zotohen se më 7 mars 2021, populli do të votojë vet për Presidentin e Kosovës.

“Institucioni i Presidentit të Kosovës është në qendër të sistemit të cilin opozita e deridjeshme e quan shtet i kapur. Nëse intenca është të demontohet e zhbëhet ai sistem, kjo nuk mund të bëhet duke aplikuar të njëjtën mendësi të ndarjes së pushtetit e institucioneve çfarë është demonstruar deri më tani – sikur të ishte plaçkë lufte”, ka shkruar Bajrami.

Thënë ndryshe, Presidenti i takon popullit – jo LDK-se apo VV-së apo cilësdo parti politike, ka shtuar më tej ai.

“Nëse VV-LDK vërtetë duan çkapjen e shtetit, këtë le t’ia fillojne me një marrëveshje që do t’ia ktheje popullit institucionin e kreut të shtetit. Le të zotohen se më 7 mars 2021, populli do të votojë vet për Presidentin e Kosovës…”, ka thënë Bajrami.