Deutetja e LDK-së, Hykmete Bajrami gjatë fjalimit të saj kritikoi Qeverinë.
“E dimë secili se cdo veprim i kësaj Qeverie ka qu ujë mulli të Serbisë. Sot derisa ne jemi në sanksione Serbia ka partneritet strategjik ekonomik e ushtarak me ShBA-të me Gjermaninë dhe Francën. As në parashikimet më të zymta skemi mundur me paramendu këtë”, deklaroi ajo në tubimin e LDK.
Ajo tha se Lumirin kryeministër koeficienti i pagave do të bëhet nga 110 në 150 euro.
Bajrami tha se zgjedhjet e 9 shkurtit janë zgjedhje në mes të demokracisë dhe autokracisë.
“Janë zgjedhje në mes të integrimit dhe izolimit, janë zgjedhje në mes të zhvillimit dhe regresit”, tha ajo.
“Unë flas kështu se më dhemb shpirti kur e shoh se kjo qeveri na i ka humbur plot katër vite. Janë humbur katër vite, 12 miliardë buxhet dhe pothuajse i kemi humbur të gjithë aleatët tanë. Jemi vend nën sanksione të BE-së”, theksoi ajo.
Sot, Lidhja Demokratike e Kosovës në Prishtinë po e mban “tubimin e ndryshimit” nën moton “Lumir 2025, bëhu ndryshimi”.
Aty LDK-ja do t’i prezantojë edhe kandidatët për deputet që do të garojnë në zgjedhjet e 9 shkurtit.







