Qytetarët e Republikës së Kosovës që po mbahen në paraburgim në Hagë, trajtohen në kushte të vështira. Ndërkohë, Kasapi i Ballkanit, Sllobodan Millosheviq, kishte edhe zyrë pune në Hagë – tha profesori i së drejtës kushtetuese, Arsim Bajrami.

Profesor Arsim Bajrami në një konferencë për media në kuadër të platformës ‘Liria ka Emër’, ka paralajmëruar konferencë ndërkombëtare për shkeljet e Gjykatës Speciale.

“Kemi në plan të mbajmë një konferencë ndërkombëtare, që të bëjmë një studim dhe analizë veprimeve të kësaj Gjykate”, ka thënë professor Bajrami.

Z.Bajrami i cili po ashtu ka publikuar më herët një artikull me tridhjetë gjetje kur Specialja ka kryer shkelje, veç tjerash tha se ‘qytetarët e Kosovës në Hagë, nuk e kanë asnjë kusht atje përpos një dhome të ngushtë’.

“Qytetarët e Kosovës nuk kanë asnjë kusht, përpos një dhome të ngushtë. Sllobodan Millosheviq përpos ambienteve familjare ka pasë edhe zyre pune, i kanë dhënë status të ish—presidentit, një krimineli, Kasapit të Ballkanit që vetë e kanë quajtë kështu, ndërkohë ish-presidentin tonë e trajtojnë si një qytetar të rëndomtë.

Ndërkohë, nëse shihni shembujt për luftërat në ish-Jugosllavi, nuk do të gjeni bashkëpunim më të mirë sesa Kosova”, tha profesor Arsim Bajrami.

“Kemi një tendencë të paqëndrueshme, që po tenton të krijojë një pasqyrë të rreme se çka ka ndodhë në Kosovë, duke lënë anash gjenocidin shtetëror të Serbisë, që ka pasur tiparet e gjenocidit në Srebrenicë.

Edhe pse kjo gjykatë na thotë se janë pjesë e sistemit të Kosovës, që është e vërtetë, ajo nuk ka asnjë tipar të Republikës së Kosovës.

Kam vizituar shpesh këtë gjykatë dhe jam kthyer i zhgënjyer, ka edhe qasje armiqësore ndaj Republikës së Kosovës.

Kjo gjykatë, ka mohuar çfarëdo bashkëpunimi me Republikën e Kosovës. Refuzon edhe kur pranon Avokatin tonë të Popullit, e pranon si palë private”, tha profesor Bajrami.

Ai ka thënë se Specialja ka një seri shkeljesh duke përmendur tutje:

“Kjo Gjykatë ka pranuar se po bashkëpunon me Serbinë, me Prokurorinë Speciale, me shërbimet sekrete dhe të marrë dosjet e fabrikuara.

Më lejoni të përmend shkeljen konkrete, e para deri në këtë fazë është shkelë Kapitulli 2 i Kushtetutës, e drejta në gjykim të drejtë, të shpejtë, rezoncioni i pafajësisë, nuk janë siguru kushte minimale.

Gjykata Speciale, në punën e deritashme, ka bërë shkelje edhe të legjislacionit penal edhe të standardeve penale, sepse ka shkelë parimin e barizimit të palëve. Edhe një qytetar i thjeshtë po ta përcjell këtë gjykim, nuk i kemi tri palë. Shpesh nuk ka ndonjë diferencë mes trupit gjykues dhe Prokurorisë.

Haptazi trupi gjykues ka anuar kah Prokuroria dhe është shkel parimi i barazisë midis palëve.

Gjykata Speciale ka ndërtuar system hermetik, piramidal. Të gjithë veprojnë në një ndërtesë, të gjithë janë miq mes vete dhe nuk ekziston parimi i ndarjes. Ky është konflikt interesi”, tha profesor Bajrami.

Ai ka thënë se edhe kryetarja e Specialjes, Ekaterina Trëndafilova, ka gënjyer në raport me të paraburgosurit në Hagë.

“Konferencat e Trëndafilovës janë më shumë spektakël. Aty ka shumë kontradikta. E njëjta në KTV ka deklaruar se nëse ata mbahen më shumë se ni vit paraburgim, ajo do të jap dorëheqje.

Kanë dështuar edhe organizatat ndërkombëtare që monitorojnë të drejtat e njeriut. Nuk kanë monitoru dhe nuk kanë bërë presion që të respektohen të drejtat e njeriut”, tha profesor Bajrami.

Profesori Bajrami, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës, se nuk ka bërë sa duhet, edhe në aspektin financiar në raport me të akuzuarit në Hagë.

Dëgjo konferencën e plotë të ‘Liria ka Emër’.