Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, i ka reaguar kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, pasi ky i fundit tha se buxheti vjetor sivjet për kujdesinë dhe investimet në trashëgiminë kulturore është më i larti ndonjëherë.
Bajrami përmes një postimi në rrjetin social Facebook ia rikujtoj Kurtit që Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), ia ndau një OJQ-së të themeluar nga motra e deputetit të VV-së.
“Kryeminister, se buxheti është rritë për kulturë e dëshmon edhe fakti që ministri juaj para disa ditëve dha qindra e mijëra euro për OJQ-në që e ka themelu vetë dhe për atë të motrës së deputetit të LVV-së”, ka shkruar ajo, raporton Ballkani.info.
Bajrami e ka pyetur shefin e ekzekutivit për shpërndarjen e fondeve nga ministri Hajrullah Çeku.
“Andaj Kryeministër, para se të na lavdërohesh për namin që keni lanë në kulturë na trego fillimisht qëndrimin tuaj lidhur me shpërndarjen e fondeve nga ana e Hajrullah Çekut se paku në dy raste? Çka mendon Kurti Kryeministër sot për këto dy raste? Përgjigju nëse të ka ngelë ndonjë trohë dinjitet!”, ka pyetur Bajrami./Ballkani.info/
Postimi i plotë:
LEXO EDHE:







