Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka thënë se sipas Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik KEK-u ka nënshkruar kontratën e 16-të njëburimore me të njëjtën kompani.
Përmes një postimi në Facebook, ajo ka njoftuar se të premten me të njëjtën kompani është nënshkruar kontratë në vlerë prej 448 mijë e 251 euro, ndërsa kontrata tjetër që është publikuar sot është në vlerë prej 443 mijë e 638 euro.
Bajrami ka thënë se ky “është korrupsion serioz qeveritar”, derisa ka shtuar se “Artane Rizvanolli dhe Albin Kurti duhet të deklarohen për këto kontrata”.
Postimi i plotë:
Vazhdon korrupcioni me kontrata njëburimore
Sot, me 3 qershor, 2024 sipas Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik Korporta Energjetike e Kosovës ka nënshkruar kontratën e 16-të njëburimore/pa publikim të njoftimit për kontratë me të njëjtën kompani. Pra negocim direkt 16 herë me kompaninë e njëjtë.
Derisa të premten me po të njëjtën kompani është nënshkruar kontratë në vlerë 448, 251.13 Euro, sot kontrata tjetër që u publikua nga KRPP-ja është në vlerë prej 443.638,00. Dmth. për dy muaj (qershor-korrik) shërbime të sigurimit një kompani me kontratë njëburimore merr afër 900 mijë euro.
Ky është korrupcion serioz qeveritar.
Artane Rizvanolli dhe Albin Kurti duhet të deklarohen për këto kontrata.






