Ministrja e Financave

Bajrami: Ka gabuar kushdo që ka menduar se do të ndodhë njohja reciproke në Uashington

Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, ka folur për marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë në Uashington.

Ajo ka thënë se futja në “Mini-Shengen” nuk do ta dëmtojë Kosovën.


Bajrami ka thënë se “Mini-Shengeni” është vetëm iniciativë dhe Kosova nuk ka hequr dorë në Uashingon nga tarifat doganore.

“Kryeministri Hoti nuk ka heshtur në asnjë deklaratë për njohje reciproke. Kushdo që ka menduar që në Shtëpinë e Bardhë do të bëhet njohja reciproke, ka qenë gabim. Hoti e ka kthyer Kosovën në Shtëpinë e Bardhë pas një kohe shumë të gjatë”, ka thënë ajo në KTV.