Bajrami ironizon me problemet e Valës: Me gjasë krejt menaxhmenti kanë numra të IPKO-s

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar pasi ditëve të fundit ka pasur raportime se operatori “Vala” është përballur me disa probleme.

Sipas Valës, janë shfaqur ca probleme me një platformë e cila ka afektuar shërbimet e internetit.

Zëdhënësi i Telekomit të Kosovës, Fadil Lepaja, tregoi se ekipet teknike të enjten janë marrë me problemin dhe “se së shpejti do të tejkalohet”.

Megjithatë, ish-ministrja e Financave ironizoi me këtë çështje, duke thënë se si është e mundur që menaxhmenti i Telekomit nuk po e vëren faktin se “Vala” nuk po punon me ditë të tëra.

“Me gjasë krejt menaxhmenti dhe punëtorët e Telekomit kanë numra të IPKOs, përndryshe qysh shpjegohet fakti që Vala nuk punon me ditë të tëra dhe ata as nuk e vërejnë”, ka shkruar Bajrami.