Ujkan Bajra

Bajra: Qeveria populiste edhe në realizim të buxhetit, më shumë shpenzon në subvencione sesa në investime kapitale

Buxheti i vitit 2024 është diskutuar mbrëmë në emisionin EURO n’7. Dy profesorë universitarë të ekonomisë kanë realizuar një analizë të këtij buxheti ekskluzivisht për nevoja të emisionit.

Konstatimet e dala nga kjo analizë nuk japin shumë shpresë se realizimi i këtij buxheti do të ndikojë në rritje të konsiderueshme ekonomike, e cila asesi nuk do të jetë as përafërsisht e asaj që dekarojnë nga qeveria. Ky buxhet që më shumë ka mjete të ndara për subvencione dhe transfere sesa për investime kapitale nuk është buxhet i shpresës.

Lexo Edhe:
Profesori Ujkan Bajra thotë se do të dëshironte që të ishte buxhet i shpresës, por plani dhe realizimi gjatë kësaj qeverisje janë në shpërputhje të plotë..

“Ti mund të planifikosh çfarëdo shifra, por nëse nuk performon mirë, nëse realizimi nuk është konform objektivave atëherë nuk mund të themi se kemi një perfomancë të mirë të buxhetit. Vitin që shkoj pothuajse kemi pasur mbi gjysmë miliard euro të pashpenzuara të kësaj qeverie dhe kjo nuk është aspak performancë e mirë”, ka thënë mes tjerash Bajra.

Subvencionet të cilat vitin e ardhshëm janë përafërsisht 1.2 miliard apo rreth 400 milionë më shumë se sa invesimet kapitale nuk ka asnjë ndikim në ekonomi sepse në të shumtën e rasteve, sipas profesor Bajrës, ato ndahen për pjesën pasive të popullatës dhe ndikimi i vetëm është blerja e votës dhe asgjë më shumë.

Statistikat sipas tij nuk flasin për zhvillim ekonomik sepse “nuk ka asnjë logjikë që duke e rritur buxhetin për subvenvione mund të rritet punësimi, kështu që lavdatat dhe elozhet që thurën për një buxhet të mirë janë në suaza të deklaratave propagandistike”.

“Kjo fotografi këtu po e ilustron më së miri gjendjen në ekonomi, projektet kapitale ato që e garantojnë zhvillimin ekonomik kanë rënje, ndërsa subvensionet dhe transferet kanë rritje që mund të përkthehet në votë apo të blerjes së paqës sociale mirëpo është afatë shkurt dhe nuk jep premisa për një zhvillim të qëndrueshëm ekonomik”.

Kosova në fund të këtij viti nuk mund ta ketë rritjen ekomike më shumë se 3%, thotë ai.