Kandidati për deputet nga Lëvizja Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci sot ka vizituar disa biznese vendore në Hajvali të Prishtinës,
Ai thotë se patëm mundësinë të dëgjojmë nga afër shqetësimet dhe kërkesat e tyre, që sipas tij bashkëbisedimi me ta dha një pasqyrë të qartë për sfidat dhe mundësitë që ata hasin çdo ditë.
“Bizneset vendore janë shtylla e zhvillimit ekonomik dhe krijimit të vendeve të punës, prandaj angazhimi ynë mbetet i palëkundur në mbështetje të tyre përmes politikave të drejta dhe investimeve që forcojnë ekonominë tonë”, shkroi tutje Bajqinovci në Facebook.







