Kandidati për deputet nga Lëvizja Vetëvendosje (LVV), Mefail Bajqinovci ka njoftuar se është takuar me banorët e lagjes Kolovica në Prishtinë.

Bajqinovci përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka treguar se gjatë këtij takimi është diskutuar për arritjet dhe rëndësinë e vazhdimit të punës së mirë për vendin tonë, raporton Ballkani.info.

“Mbështetja e tyre për Lëvizjen VETËVENDOSJE po rritet. Faleminderit për besimin dhe përkushtimin tuaj! Së bashku do të vazhdojmë të ndërtojmë një të ardhme më të mirë për qytetarët tanë dhe për Kosovën!”, ka shkruar ai./ Ballkani.info/

Postimi i plotë: