Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosjes, Mefail Bajqinovci, ka reaguar me një foto në llogarinë e tij në Facebook, duke demantuar, sipas tij, ata që po mashtrojnë me ushqimin për FSK-në.

“Aq të paskrupullt janë disa, saqë edhe për ushqimin për FSK përdorin mashtrime për të përfituar politikisht. Opozita po përpiqet të shtrembërojë faktet, duke luajtur me ndjeshmëritë e qytetarëve tanë. Por e vërteta është e qartë për të gjithë: çdo veprim dhe çdo vendim është në interes të qytetarëve dhe mirëqenies së tyre. Populli meriton të vërtetën, jo gënjeshtrat që shiten për përfitime politike!”, ka shkruar Bajqinovci.

Në fotografinë e publikuar, në tabaka shihet ushqimi që përmban supë, mish, makarona dhe sallatë. /Ballkani.info/