Bajqinovci për sondazhin e PIPOS: Na kanë munguar sondazhet që marzhën e gabimit nuk e kanë mbi 12%

Deputeti i VV-së, Mefail Bajqinovci, ka thënë se e ka marrë malli për rezultatet e PIPOS.

Ai këtë reagim e ka bërë pas publikimit të sondazhit nga PIPOS, sipas të cilit Vetëvendosje do të merrte 38.19 për qind të votave po të kishte zgjedhje sot.

“Sa shpejt u bënë 10 vite e sa shumë na paska marrë malli për PIPOS-in. Na kanë munguar sondazhet, që marzhën e gabimit nuk e kanë mbi 12%”, shkruan ai.