Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci ka thënë se dy partitë më të mëdha opozitare PDK dhe LDK kanë dërguar ligjet më të rëndësishme për shtetin në Gjykatën Kushtetuese.
“Dhe tani, përballë frikës nga mbështetja e madhe që Lëvizja VETËVENDOSJE! gëzon te qytetarët, nuk po gjejnë mënyrë që edhe kandidimin tonë për deputetë nga radhët e LVV-se të përpiqen ta ndalojnë përmes këtij institucion”, ka shkruar ai, përcjellë Ballkani.info.
Bajqinovci ka thënë se këto përpjekje të tyre për të manipuluar sistemin e drejtësisë dhe për të penguar vullnetin demokratik tregojnë vetëm një gjë: ata e dinë që përballja e ndershme me ne në zgjedhje është e pamundur për ta.
Postimi i plotë:







