Deputeti i Vetëvendosjes, Mefail Bajqinovci, thotë se paga bazë për policët pa gradë ka kaluar nëpër disa faza të rritjes në qeverisjen Kurti.

Sipas tij, kjo rritje do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

“Paga e policit para miratimit të Ligjit për Pagat ishte: 392 euro + rrezikshmëria. Aktualisht me ligjin e pagave: 550 euro + rrezikshmëria. Nga janari 2025: 606 euro + rrezikshmëria

Nga korriku 2025: 660 euro + rrezikshmëria. Nga korriku i vitit 2025 paga e një polici do jetë 724  euro me rrezikshmëri”, ka shkruar Bajqinovci.

Ai tutje thekson se këto ndryshime janë rezultat i angazhimit të qeverisë për përmirësimin e kushteve të punës dhe vlerësimit të punës së rëndësishme që kryejnë çdo ditë.

Postimi i plotë: