Bajqinovci: Opozita janë në humnerë, mund t’i trajnojmë që të jenë kritikues më të mirë

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci thotë se opozita nuk po ka arsye që të flasë për Qeverinë Kurti.

Bajqinovci në T7 thotë se opozita është në humnerë, dhe për çdo gjë po mundohen që ta fajësojnë VV-në.

“Opozita nuk po ka ku me u kap për Kurtin dhe Qeverinë e Kurtit. Këta janë në humnerë, këtyne ju ka hup edhe arsyeja, se me bo me ra shi paradite thojnë VV-ja i ka fajet, e masdite me ra kokrrizë thojnë VV-ja i ka fajet”, tha Bajqinovci.

Madje ai thotë se mund ta tranojnë opozitën që të jenë kritikues më të mirë.

“Mund t’i trajnojmë që të jenë kritikues më të mirë”.