Kandidati për deputet nga Lëvizja Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci ka njoftuar se ka vizituar tregun në Prishtinë.

Bajqinovci përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka thënë se sot pata kënaqësinë të vizitoj tregun e Prishtinës dhe të bisedoj me tregtarët e kryeqytetit, të cilët janë shtylla e ekonomisë lokale.

“Fatkeqësisht, gjendja aktuale lë shumë për të dëshiruar. Nga mbeturinat që e mbulojnë hapësirën e tregut, tek kushtet e rënda të punës, këto janë probleme që kërkojnë zgjidhje të menjëhershme.Nevoja për një treg më të organizuar dhe të pastër është emergjente. Bashkë me tregtarët diskutuam zgjidhje konkrete dhe hapat që duhet të ndërmarrim për të përmirësuar situatën. Si përfaqësues i qytetarëve dhe zë i tyre në institucione, do të vazhdoj të shtyj përpara zgjidhjet që përmirësojnë kushtet e punës”, ka shkruar ai./Ballkani.info/

Postimi i plotë: