Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, u shpreh i bindur se Agim Bahtiri do të fitojë edhe një mandat në Mitrovicë.

Bajqinovci në ‘Facebook’, ka shkruar se kur e fiton mandatin e tretë, bëhesh kryetar legjendar, e që sipas tij, i tillë është Agim Bahtiri.

“Me kryetarin e pakontestueshëm të Mitrovicës, i cili nga viti 2013 i la mbrapa të gjithë. E njejta do të ndodh edhe me 17 tetor. Kur e fiton mandatin e tretë, bëhesh kryetar legjendar, i tillë është Agim Bahtiri”, ka shkruar Bajqinovci.