Bajqinovci i VV-së: Qeveria nuk ua dha paratë shtesë zjarrfikësve

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Mefail Bajqinovci përmes një postimi në facebook  ka treguar se janë informuar nga zjarrfikësit se pagat e tyre te ekzekutuara   nuk janë kompensuar edhe pse amandamenti është votuar në kuvend.

Ai qeverinë aktuale e ka quajtur si të paaftë dhe ka thënë se Qeveria e LDK-së ndoshta nuk dëshiron t’a bëjë këto pagesa për arsye se VV e ka bërë kërkesën për pakon emergjente.

Postimi i plotë:

“Mbi 60 zjarrfikës dje dhe sot më kanë kontaktuar dhe më kanë informuar se në pagat e tyre të ekzekutuara dje nuk janë kompenzuar për orë shtesë dhe rrezikshmëri, edhe pse amandamenti është votuar në kuvend me buxhet në shumë prej 972,000 euro.
Kjo qeveri e paaftë ende bën lojëra duke mos e përfillur gjendjen e rëndë ekonomike zjarrfikësve të Kosovës.
Kjo qeveri e paaftë duhet t’a kuptojë se buxheti shtesë në vlerë prej 972,000 euro është i zjarrfikësve, këto para janë dedikuar për zjarrfikës andaj mos e vononi pagesën për rrezikshmëri dhe orët shtesë të zjarrfikësve.
Qeveria e LDK-së ndoshta nuk dëshiron t’a bëjë këtë pagesë për arsye se VV e ka bërë kërkesën dhe e ka votuar amandamentin ndërsa koalicioni qeverisës ishte kundër kësaj shtese.
Kjo qeveri paaftë e din që e ka obligim ndryshe, dëmton rëndë përfituesit meritor dhe e shkelë ligjin”.