Bajqinovci i reagon Shefit të Zyres së BE-së: A është më esktrem korrupsioni apo Vettingu?

Deputeti i Vetëvendosjes, Mefail Bajqinovci i ka reagusr shefit të BE-së në Kosovë, Szunyog për deklaratën e tij ndaj Vetingut të cilën e quan si masë të rëndë.

Bajqinovci e ka pyetur shefin e zyrës se BE-së sa a është më ekstrem korrupsioni apo Vetingu në drejtësi.

“Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog paska deklaruar se Vetingu është masë ekstreme.
Ndërsa kur pyetet për liberalizim të vizave thotë se Kosova ka telashe në luftën kundër korrupsionit.
Zotëri Szunyog, në të gjitha raportet ndërkombëtare për 15 vjet rresht Kosova renditet me Sudanin sa i përket nivelit të korrupsionit dhe krimit të organizuar, si dhe ndikimit politik mbi drejtësinë.
Ju deklaroni se vendi ynë ka problem me korrupsionin por se Vetingu është pak i rëndë.
Zotëri, a duhet të pajtohemi me problemin e korrupsionit, duke vazhduar me parashkrim të lëndëve korruptive dhe mosluftimin e dukurive negative apo të rregullohet kjo fushë.
Në raporte ndërkombëtare kërkoni reforma për drejtësi por ato nuk i pëlqeni duke i quajtur masa ekstreme.
A është më ekstrem korrupsioni apo Vetingu në drejtësi z.Szunyog” shkruan Mefi në reagim.