Kuvendi i Kosovës ka miratuar në parim Projektligjin mbi ndarjet buxhetore për vitin 2025!

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, e ka komentuar buxhetin, duke e quajtur historik.

“Ky buxhet historik prej 3.6 miliardë eurosh sjell një rritje prej 8.87% krahasuar me vitin e kaluar dhe fokusohet në përmirësimin e jetës së qytetarëve tanë në të gjitha fushat”, ka shkruar Bajqinovci.

Kuvendi sot me 59 vota pro e miratoi në parim projektbuxhetin për vitin e ardhshëm. Tash mbetet edhe leximi i dytë në mënyrë që buxheti të bëhet i plotfuqishëm dhe të nis zbatimi i tij. /Ballkani.info/