Bahtiri: Unë dhe Albin Kurti e fitojmë Mitrovicën, PDK në Mitrovicë është nëndegë e Skenderajt

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka reaguar përmes një postimi në facebook, kundër veprimit të degës së PDK-së në Mitrovicë për t’i shtyer qytetarët të komentojnë në sondazhe.

Mitropol mbrëmë postoi artikullin ku shihen strukturat e PDK-Mitrovicë duke u mobilizuar për të komentuar në sondazhin e Mitropol në favor të Bedri Hamzës.Bahtiri, përmes një postimi në facebook e ka thumbuar degën e PDK- Mitrovicë, duke thënë se kot e kanë dhe se ai do ta fitojë Mitrovicën.

“Më kot dega e PDK-së në Skenderaj – nëndega në Mitrovicë, i shtyn qytetarët të komentojnë me zor se kandidati tyre do ta fitojë garën. “, shkroi Bahtiri.

Postimi i plotë:

Mirëmengjes qytetarë të Mitrovicës, e rëndësishme është të jeni të lirë, edhe në atë se ku komentoni dhe pëlqeni.Më kot dega e PDK-së në Skenderaj – nëndega në Mitrovicë, i shtyn qytetarët të komentojnë me zor se kandidati tyre do ta fitojë garën.Kjo garë ka vetëm një fitues dhe një formulë, ku qëndrojmë bashkë unë dhe Albin Kurti nën petkun e Lëvizjes VETËVENDOSJE!AB