Kryetari i Komunës së Mitrovicës Agim Bahitiri, ka kujtuar në 31-vjetorin e saj, shpalljen e Kushtetutës së Kaçanikut.

Ai ka thënë se ai akt ishte themeli i shtetit të Kosovës, teksa delegatët e kohës i cilësoi si heronjtë e parë politikë të çlirimit të Kosovës.

Postimi i plotë i Bahtirit:

31 vjet nga Kushtetuta e Kaçanikut, themeli i parë i shtetit.

Sot kujtojmë aktin themeltar të shtetit tonë, Kushtetutën e Kaçanikut që u votua më 7 shtator 1990.

Delegatët e asaj kohe nën tutelën serbe bënë veprimin më të guximshëm politik. Ata burra e gra që ishin në atë sallë, janë heronjtë e parë politikë të çlirimit të Kosovës.

Mirënjohje e përjetshme për ta!