Në aktakuzën kundër kryeshefit ekzekutiv të Bordit të Ndërmarrjes Hidroekonomike “Ibër-Lepenci”, Faruk Mujka, është edhe Hysen Muzliukaj, i cili para një muaj i emëruar drejtor të Përgjithshëm të Institutit të Kosovës për Administratë Publike nga Qeveria e Kosovës.
Muzliukaj për vite të tera e ka dëshmuar se është një militant i fakt i VV-së.
Vetëm për zgjedhjet e 9 shkurtit ai ka shprehur vazhdimisht simpatinë e madhe ndaj liderit të VV-së.
Madje, në shumë statuse në profilin e tij në “Facebook”, Muzliukaj e ka cilësuar Albin Kurtit si “baba”.








