17 vjeçari

Babain ia vranë kur ishte 5 vjeç/ Ky është Florindi 17 vjeçari i cili vrau komshiun për hakmarrje në Lezhë (Foto)

Ky është Florian Përvathi, i cili mori gjakun e babait të tij, Gjon Përvathi, ishte 4 vjeç kur humbi të atin. Ai nuk e pa kur fqinji i tyre Ndue Lekgjonaj e qëlloi me pushkë dhe la të vrarë brenda në zetor. As kur autori duke u larguar me shpejtësi për të mos u kapur nga policia, i aksidentoi vëllanë e madh.

Por ishte në shtëpi kur nëna e tij Martine Përvathi, 40 vjeçe piu helmin në prani të motrës së saj, dhe vdiq menjëherë pasi i vranë të shoqin dhe i aksidentuan djalin, pasi mendoi se i vdiq edhe ai.

Babain ia vranë kur ishte 5 vjeç/ Ky është Florindi 17

Florian Përvathi, tashmë 17 vjeç, ka marrë hak për vdekjen e të atit, duke vrarë vëllanë e vrasësit të babait të tij. Mëngjesin e sotëm, ai ka shkuar te shtëpia e 65-vjeçarit Lekgjonaj, ka hyrë në pjesën e portës së shtëpisë dhe i është vënë nga mbrapa viktimës, duke e qëlluar dhe duke i shkaktuar plagë. Pas disa sekondash, ai i është afruar dhe e ka qëlluar sërish, duke e lënë të vdekur në vend. Menjëherë pas ngjarjes, i riu është vetëdorëzuar.

Sa i përket autorit të vrasjes së babait të të riut, dyshohet se ndodhet në një vend në Australi. Ai ka kryer disa vite burg dhe më pas është larguar nga Shqipëria.