Babai i premtoi djalit të tij PlayStation 5, nëse ai godet traversën tri herë (VIDEO)

Prindërit shpesh i premtojnë fëmijëve të tyre ëmbëlsira ose lodra për të përmbushur detyrime të caktuara, dhe këto histori nuk ndryshojnë shumë nga njëra-tjetra.

Mirëpo djaloshi i quajtur Fabian, i cili po stërvitej me babanë e tij, Chris Charles, u sfidua që nëse godet traversën tri herë.

Djali filloi të godasë traversën dhe babai entuziast i tha që të provonte përsëri. Djali vendos topin dhe godet edhe për të dytën herë.

“Nëse e godasësh në tri herë nga tri tentimet, unë do të blej një PlayStation të ri… Të betohem”, thotë babai entuziast.

Djali më pas godet të tretën herë, dhe videoja ndërpritet kur Fabiani vrapon për të festuar goditjet.

Ai vuri në dukje se djali ishte në kërkim të PlayStation 5, i cili vjen vetëm vitin e ardhshëm, kështu që para se ta blejnë atë, ata do të shkojnë së bashku në një qendër tregtare ku Fabian do të jetë në gjendje të blejë gjithçka që i pëlqen.