Sërgjan Gjokoviq

Babai i Novak Gjokoviqit: Dritan Abazoviq është djali im i katërt, ia ktheu pronën kishës

Babai i tenistit numër një në botë, Novak Gjokoviq, e ka quajtur kryeministrin në detyrë të Malit të Zi, Dritan Abazoviqin, si “djalë të katërt”.

Sërgjan Gjokoviq ka folur në një ceremoni të organizuar në Beograd për ndarjen e mirënjohjeve për përfaqësuesit e shquar të diasporës së Malit të Zi.

“Ai është në fakt djali im i katërt, pasi tashmë kam tre. Fakti që ai ia ktheu pronën kishës është diçka për t’u krenuar. Gjithë nder për të dhe familjen e tij. Ai është gjithashtu pjesë e familjes sime”, tha Gjokoviq, transmeton mediumin malazias “Pobjeda”.

Abazoviq më herët kishte thënë se do të dëshironte që Novak Gjokoviqi të bëhej “Qytetar Nderi” i Malit të Zi.