Babai i Marigona Osmanit flet pas rastit të dhunimit të 11-vjeçares në Prishtinë, “Duhet me e pru një ligj me vdekje”

Rasti i dhunimit të 11 vjeçares në Prishtinë ka ngjallur reagimin edhe të familjarëve të Marigona Osmanit, e cila është dhunuar dhe trotuar fizikisht deri në vdekje.

Të dyshuarit për vrasjen e Marigona Osmani janë Dardan Krivaqa dhe Arbër Sejdiu, për të cilët ende nuk ka vendim të gjykatës, ndërsa më 14 korrik është mbajtur seanca fillestare.

Babai i Marigonës, Muhabi Osmani në një paraqitje në emisionin Radar të RTV Dukagjinit tha se pret dënimin e përjetshëm për të dytë.

Ai pas rastit ku në Prishtinë u dhunua një 11 vjeçare nga pesë persona, ka kërkuar që edhe Kosova të ketë dënimin me vdekje.

Më tej, ai tha se si familjarë të Marigonës janë thellë të prekur me rastin e së miturës në Prishtinë.

“Duhet me pru një ligj sikur në Amerikë, dënim me vdekje….tani le të provojnë ata tjerët…kështu nuk është tu funksionu më”, tha ai.