Babai i Kacifasit: E vranë, ishte frymëzuar nga helenizmi

Babai i 35-vjeçarit grek Kostandinos Kacifas i cili u vra nga forcat RENEA pas një shkëmbimi me armë zjarri në fshatin Bularat, u shpreh për mediat greke se djali ishte frymëzuar nga ushtarët grekë.

Me lot në sy ai u shpreh se djali kishte ardhur në fshat 5 ditë më parë dhe se që kur kishte mbërritur në fshat kishte ngritur flamurin grek dhe donte që zona të kishte frymë helenizmi.

‘Konstandini, u frymëzua nga ushtarët grekë që ranë në Epir në vitin 1940-41. U frymëzua aq shumë sa nuk ishte ndarë nga flamuri grek’, thotë ai.

Siç tha ai për gazetarin e Protothema.gr, Konstandini, ‘kishte ardhur në fshat pesë vjet më parë për të punuar. Që kur erdhi ai e ngriti flamurin grek në kodrën që ranë nga grekët.

Ai donte që fshati të kishte një frymë frymëzuese patriotike për helenizmin’.

Ai denoncoi autoritetet ndërkombëtare, pasi thotë se nuk e mbrojti Epirin e Veriut.

‘Ne kemi kërkuar të mos na poshtërojnë. Fatkeqësisht duart e sovranitetit të botës na lanë jashtë’.

https://video.syri.net/upload/videos/2018/10/bCBeR3x2NunsX8Txio66_30_4bc59168d9714e540cfb23cc949e582d_video_720p_converted.mp4