Babai i fiksuar pas punës, mëson duke folur me kamer vdekjen e djalit 8 vjeç

I fiksuar pas punës së tij, mëson duke folur me me kamera, se djali i tij ka vdekur.

J.R. Storment, është një sipërmarrës amerikan, i cili tetë vitet e fundit të jetës së tij ia ka kushtuar profesionit, shpesh duke lënë pas dore familjen.

Burri mësoi se i biri kishte vdekur, duke u konsultuar me një sajt online.

Themeluesi i Cloudability, një platformë e cila përmirëson shikimet dhe përhapjen e sajteve, ishte i varur nga puna dhe kur njëri nga dy djemtë e tij binjakë vdiq në gjumë, ai e mësoi gjatë një telekonference me 12 persona të tjerë dhe iu desh që të priste dy orë, para se të arrinte familjen e tij.

Jessica Brandes, bashkëshortja e sipërmarrësit, kuptoi se diçka nuk shkonte me të birin, kur shkoi për ta zgjuar. Vogëlushi Wiley Storment, u gjet i vdekur në krevat javën që lamë pas, në shtëpinë e tyre në Oregon, SHBA.

Disa javë më parë fëmija kishte pasur komplikime si pasojë e epilepsisë, sëmundje nga e cila vuante prej kohësh.

Të shkatërruar, prindërit vendosën që ta tregojnë historinë e tyre, duke ftuar nënat dhe baballarët që të kalojnë më shumë kohë me fëmijët.

loading…