Prizeren

Babai e therr me thikë djalin e tij!

Dje rreth orës 13:00, një person nga Prizreni është ankuar në polici se pas një mosmarrëveshje që kishte me babain e tij, ai e kishte ther me brisk dhe i kishte shkaktuar lëndime.

“Sinjali” nga burime brenda Policisë në Prizren, merr vesh se djali në polici është deklaruar se babai i tij ka probleme psiqike.

Nga ky incident viktima ka pësuar lëndime të lehta trupore dhe ka marrë trajtim mjekësor.

Lajmin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj, i cili ka thënë se prokurori ka kërkuar që të dyshuarit t’i bëhet ekzaminimi mjekësor, pasi që dyshohet se ka probleme psiqike.