Baba i binjakëve? Ardian Bujupi flet për herë të parë për shtatzëninë e fanses

Këngëtari i hitit “Andiamo”, Ardian Bujupi që në fillimet e tij ka tërhequr vëmendjen me zërin e veçantë dhe këngët që kthehen menjëherë në hite.

Ardiani pak muaj më parë është komentuar gjatë në media për shkak të një lajmi që u përhap me shpejtësi, ku thuhej se një nga fanset e tij ishte shtatzënë me të.

Në disa foto të publikuara prej vajzës në fjalë, Ardiani shfaqej i shtrirë në një krevat me fansen, ndërkohë që pasi kaluan natën bashkë, ajo publikoi disa foto ku shkruante ishalla dalin binjak.

Këto foto bën xhiron e rrjetit dhe Ardiani në atë kohë reagoi duke publikuar një foto binjakësh në profilin e tij, pa thënë asgjë më shumë.

Mbrëmjen e djeshme i ftuar në emisionin “Why Not”, Ardiani ka folur për herë të parë për shtatzëninë e fanses duke sqaruar se si qëndron e vërteta.

“Ka patur disa persona që kanë nxjerr haptas disa gjëra private dhe ka qenë një situatë e keqe. Nëse je me dikë shumë privat dhe e shfrytëzon nuk është mirë”, ka treguar Ardiani teksa ka theksuar se vajza në fjalë e ka shfrytëzuar atë.

https://www.youtube.com/watch?v=ZwJ5WwxoIyY