Azet dhe vëllai i tij ia dedikojnë albumin e ri babait të ndjerë

Azet dhe vëllai ia bëjnë realitet dëshirën babait të ndjerë.

Para disa ditësh Azet dhe vëllai i tij Albin e kanë publikuar albumin e tyre të ri “Fast Life 2”.

Reperi i njohur në Gjermani e Zvicër, përmes një postimi të gjatë në Instagram tha se ky album i dedikohet babait të tyre të ndjerë i cili ndërroi jetë vitin e kaluar.

Azet thotë se kjo ishte dëshira e tij e madhe që të shoh vëllezërit duke kënduar bashkë, gjë që edhe e realizuan.

Azet nuk harron që ti falënderoj fansat për mbështetjen.