Anëtari i kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Visar Azemi, ka publikuar rezultatet e “ministrive më të dobta” në kontekst të performancës në realizimin e investimeve kapitale.

Azemi ka kujtuar se ministri i Financave, Hekuran Murati është “ftues në garën mes ministrave më të paaftë”.

“Ministri më i mirë nga ministrat më të dobët është ai i Financave, Hekuran Murati, i cili ka arritur t’i realizojë pak më shumë se gjysmën e investimeve kapitale, veç 52%. Muratit, që i pëlqejnë shumë grafikat që flasin për “sukseset e Qeverisë”, ia falim edhe këtë grafikë që e nxjerr fitues në garën mes ministrave më të paaftë”, shkroi ia mes tjerash.