Zgjedhjet në Maqedoni

Avziu: Zgjedhjet parlamentare rezikojnë Gruevskin

Mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, rrezikon ish Kryeminitrin Nikolla Gruevski që të vuaj dënimin e plotfuqishëm me burg.

Mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, rrezikon ish Kryeminitrin Nikolla Gruevski që të vuaj dënimin e plotfuqishëm me burg të konfirmuar nga gjykata e Apelit për rastin Taku, nësë Kërkesa për marrjen e imunitetit nuk kalon në Kuvend. Këtë e theksoi eksperti juridik Qebir Avziu, I cili sqaron se dënimi i plotfuqishëm që parsheh dënim me burg prej më pak se pesë vitesh për deputetët parasheh procedurë për marrjen e imunitetit.

“Në këtë rast bëhët fjalë për një person i cili gëzon ende imunitet kështu që aktgjykimi i gjykatës fillimisht duhet të dorëozhet në Kuvendn Republikan që ti meret imuniteti dhe pastaj aktgjykimi të shkoj tek gjykata për zbatiin e sanksioneve i cili do të caktojë kohën ,ditën se kur personi duhet të paraqitet në entin ndëshkimor përmirësues.Personat të cilët me aktgjykim të plotfuqishëm janë shpallur të fajshëm me më shumë se gjashtë muaj nuk kanë të drejtë që më të kandidohen në postë të rëndësishmë në Maqedoni.Kjo tregon se ai nuk mund të jetë deputet në përbërjen e ardhëshme të Kuvendit”, u shpreh eksperti Qebri Avziu.

Për të përgaditur vendimin gjykatës së Apelit i duhen 60 ditë. Sipas Gruevskit dhe avokatëve do të mund që në Gjykatën Supeme të kërkojnë rishqyrtim të vendimit pasi dënimi me burg është më i gjatë se një vit.