Në Komisionin për Mbikëqyrjen e Financave Publike ka pasur përplasje në mes të deputetes së LDK-së, Hykmete Bajrami dhe deputetëve të VV-së, Halil Thaçi dhe Mirlinda Tishukaj për kontratat njëburimore.

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami ka thënë se nuk ka nënshkruar asnjë kontratë njëburimore në karrierën e saj politike por Thaçi nga VV-ja ka replikuar duke thënë se e “ka gjetur një të tillë”.

Bajrami ka thënë se avullimi i 2 milionë eurove ka qenë vjedhje duke i thënë Thaçit se “ti je hajn e shpifës”.

Gjatë mbledhjes së këtij Komisioni kishte replika edhe mes deputetit të PDK-së, Hajdar Beqa dhe deputetit të VV-së, Halil Thaçi.

“Ju kërkojmë mirëkuptim nuk e di pse dulem këtë situata na qiti mazhoranca unë po kërkoj mos e mbroni të keqen sa i përket Obiliqit. Obiliqi sa ka qenë PDK-ja ka qenë stabile, ka mujt me i pas sfidat e veta aty t’ka mujt ni kandidat i pavarur je shku i ke mashtru qindra familjar”, ka thënë Beqa.

Deputeti, Halil Thaçi i ka thënë Beqës se ai po shpifë.

“Mos shpif edhe për ndërtim të shtëpisë së re. Të gjitha i dimë kush ke qenë ti kur ke qenë drejtor i Ibër Lipencencit”.

Deputeti Beqa ka thënë se prokuroria po gabon qe nuk të fut në burg.

“Qato shpija që i tha kolegu Shala që janë ndërtu me i vlerësu i ke ndërtu ti. Ti e din kon e ki ndërtu. Qato pemë që i ke mbjell ti me vlerësu i ke bo ti. Prokuroria gabon qe nuk të shtin n’burg ty jo, me kon deputet”, ka thënë Beqa.

Thaçi tutje ka thënë se këto janë krejt shpifje.

“Këto janë krejt shpifje. Mos u ngut kadal mos u nxe. Edhe këto dy shpija e ftoj prokurourinë me marrë në intervistim Hajdarin kush i ka ndërtu ato”, ka thënë Thaqi.