Avonet

Avonet e kritikon QKUK-në për tenderët, kërkon nga prokruroria të nis hetimet

Rrrjeti i OJQ-ve “Avonet” ka lëshuar një komunikatë për medie, përmes të cilës ka kritikuar QKUK-në rreth procedurave të prokurimit.

Sipas “Avonet”-it, QKUK ka neglizhuar procedurat e prokurimit.

“Kemi identifikuar dhe denoncojmë publikisht se QKUK ka neglizhuar procedurat e prokurimit të hapur dhe ka shfrytëzuar procedura të negociuara pa publikim. Kjo sjellje jo e mirë dhe jotransparente e Autoritetit Kontraktues (QKUK) është shqetësuese për integritetin e prokurimit publik dhe për përdorimin e parave publike”, thuhet në komunikatën e Avonet-it, teksa ka kërkuar që të fillojnë hetimet nga Prokuroria.

Komunikata e plotë:

𝐃𝐞𝐤𝐥𝐚𝐫𝐚𝐭𝐞̈ 𝐩𝐞̈𝐫 𝐦𝐞𝐝𝐢𝐚:

𝐐𝐊𝐔𝐊, 𝐧𝐞𝐠𝐥𝐢𝐳𝐡𝐨𝐧 𝐩𝐫𝐨𝐜𝐞𝐝𝐮𝐫𝐞̈𝐧 𝐞 𝐩𝐫𝐨𝐤𝐮𝐫𝐢𝐦𝐢𝐭 𝐭𝐞̈ 𝐡𝐚𝐩𝐮𝐫 𝐝𝐡𝐞 𝐬𝐡𝐟𝐫𝐲𝐭𝐞̈𝐳𝐨𝐧 𝐩𝐫𝐨𝐜𝐞𝐝𝐮𝐫𝐞̈ 𝐭𝐞̈ 𝐧𝐞𝐠𝐨𝐜𝐢𝐮𝐚𝐫 𝐩𝐚 𝐩𝐮𝐛𝐥𝐢𝐤𝐢𝐦

Ne, si AVONET, dëshirojmë të shprehim shqetësimin tonë të thellë në lidhje me veprimet e paqarta të zyres së prokurimit në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Kemi identifikuar dhe denoncojmë publikisht se QKUK ka neglizhuar procedurat e prokurimit të hapur dhe ka shfrytëzuar procedura të negociuara pa publikim. Kjo sjellje jo e mirë dhe jotransparente e Autoritetit Kontraktues (QKUK) është shqetësuese për integritetin e prokurimit publik dhe për përdorimin e parave publike.

QKUK kishte një kontratë të vlefshme për shërbimet e pastrimit me numrin e prokurimit 00220-20-313-2-1-1, e cila ishte kontratë publike kornize për 36 muaj, nga data 20.10.2020 deri më 20.10.2023.

Megjithatë, ne kemi identifikuar se QKUK ka filluar një procedurë të re të prokurimit për të njëjtat shërbime, duke filluar më datën 05.10.2023, me titull të projektit: “Pastrimi i Hapësirave të brendshme, të Objekteve në QKUK-ë” me numër të prokurimit: 701-23-10641-2-1-1.

Ne kemi shqetësimet tona për vonesën në fillimin e kësaj procedure, duke dyshuar se një operator ekonomik është favorizuar për të përmbushur kërkesat e njoftimit për kontratë dhe dosjes së tenderit.

Nëse kjo vonesë nuk do të kishte ndodhur, procedurat për lidhjen e një kontrate të re do të kishin filluar më herët, duke parandaluar situatën aktuale ku janë deponuar ankesa pranë OSHP-së.

AVONET ka hulumtuar se Autoriteti Kontraktues(QKUK) ka ndërruar disa herë kriteret e vlerësimit në dosjet e tenderit, duke rritur dyshimet tona se kushtet janë tentuar t’i përshtaten një operatori ekonomik të caktuar.

𝗞𝘆 𝘃𝗲𝗽𝗿𝗶𝗺 𝗷𝗼 𝗶 𝗺𝗶𝗿𝗲̈ 𝘁𝗿𝗲𝗴𝗼𝗻 𝘀𝗲 𝗔𝘂𝘁𝗼𝗿𝗶𝘁𝗲𝘁𝗶 𝗞𝗼𝗻𝘁𝗿𝗮𝗸𝘁𝘂𝗲𝘀 𝗻𝘂𝗸 𝗲̈𝘀𝗵𝘁𝗲̈ 𝗶 𝗽𝗲̈𝗿𝗸𝘂𝘀𝗵𝘁𝘂𝗮𝗿 𝗽𝗲̈𝗿 𝘇𝗯𝗮𝘁𝗶𝗺𝗶𝗻 𝗲 𝗟𝗣𝗣, 𝗿𝗿𝗲𝗴𝘂𝗹𝗹𝗮𝘃𝗲 𝗱𝗵𝗲 𝗽𝗿𝗼𝗰𝗲𝗱𝘂𝗿𝗮𝘃𝗲 𝘁𝗲̈ 𝗽𝗿𝗼𝗸𝘂𝗿𝗶𝗺𝗶𝘁 𝗽𝘂𝗯𝗹𝗶𝗸. 𝗡𝗲 𝗸𝗲𝗺𝗶 𝗱𝘆𝘀𝗵𝗶𝗺𝗲 𝘁𝗲̈ 𝗳𝗼𝗿𝘁𝗮 𝘀𝗲 𝗸𝘆 𝘃𝗲𝗽𝗿𝗶𝗺 𝗻𝘂𝗸 𝗲̈𝘀𝗵𝘁𝗲̈ 𝘁𝗵𝗷𝗲𝘀𝗵𝘁 𝗻𝗷𝗲̈ 𝗴𝗮𝗯𝗶𝗺 𝗮𝗱𝗺𝗶𝗻𝗶𝘀𝘁𝗿𝗮𝘁𝗶𝘃, 𝗽𝗼𝗿 𝗲̈𝘀𝗵𝘁𝗲̈ 𝗻𝗷𝗲̈ 𝗽𝗲̈𝗿𝗽𝗷𝗲𝗸𝗷𝗲 𝗲 𝗾𝗲̈𝗹𝗹𝗶𝗺𝘀𝗵𝗺𝗲 𝗽𝗲̈𝗿 𝘁𝗲̈ 𝗳𝗮𝘃𝗼𝗿𝗶𝘇𝘂𝗮𝗿 𝗢𝗘 𝗱𝘂𝗸𝗲 𝘀𝗵𝗸𝗲𝗹𝘂𝗿 𝘁𝗿𝗮𝗻𝘀𝗽𝗮𝗿𝗲𝗻𝗰𝗲̈𝗻 𝗱𝗵𝗲 𝗶𝗻𝘁𝗲𝗴𝗿𝗶𝘁𝗲𝘁𝗶𝗻 𝗲 𝗽𝗿𝗼𝗸𝘂𝗿𝗶𝗺𝗶𝘁 𝗽𝘂𝗯𝗹𝗶𝗸.

Ne kërkojmë nga Bordi i SHSKUK-së dhe Drejtorisë së Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) që të marrë masa urgjente dhe të fillojë procedura ndaj zyrtarëve të prokurimit për neglizhencë dhe keqmenaxhim të parave publike.

𝐏𝐨 𝐚𝐬𝐡𝐭𝐮, 𝐤𝐞̈𝐫𝐤𝐨𝐣𝐦𝐞̈ 𝐧𝐠𝐚 𝐏𝐫𝐨𝐤𝐮𝐫𝐨𝐫𝐢𝐚 𝐞 𝐒𝐡𝐭𝐞𝐭𝐢𝐭 𝐭𝐞̈ 𝐟𝐢𝐥𝐥𝐨𝐣𝐞̈ 𝐡𝐞𝐭𝐢𝐦𝐞𝐭 𝐥𝐢𝐝𝐡𝐮𝐫 𝐦𝐞 𝐝𝐲𝐬𝐡𝐢𝐦𝐞𝐭 𝐭𝐨𝐧𝐚 𝐩𝐞̈𝐫 𝐤𝐞𝐪𝐩𝐞̈𝐫𝐝𝐨𝐫𝐢𝐦 𝐭𝐞̈ 𝐝𝐞𝐭𝐲𝐫𝐞̈𝐬 𝐝𝐡𝐞 𝐚𝐮𝐭𝐨𝐫𝐢𝐭𝐞𝐭𝐢𝐭 𝐳𝐲𝐫𝐭𝐚𝐫𝐞̈.

Është e rëndësishme që drejtësia të bëhet dhe përgjegjësitë të përcaktohen për të mbrojtur integritetin e prokurimit publik dhe interesat e qytetarëve të Kosovës.