Fehmije Bytyqi

Avokatja: Policia e dinte se Naimi e porositi vrasjen, e pritën përfundimin e varrimit të Liridonës për ta arrestuar

Avokatja Fehmije Bytyqi tha në Frontal në T7 se ka informacione se Policia dhe Prokuroria e dinin se Naim Murseli ishte porositësi i vrasjes së bashkëshortes së tij, Liridona Ademajt, qysh para varrimit të saj të premtën.

Bytyqi tha se është pritur përfundimi i ceremonisë së varrimit për ta arrestuar atë dhe dy të akuzuarit tjerë, ndërsa e përgëzoi Policinë për punën.

“Me informatat të cilat i kam, Policia dhe Prokuroria kanë qenë në dijeni për porositësin para se të ndodhte varrimi i Liridonës. Kanë pritur deri në përfundim të ceremonicë së varrimit për ta arrestuar”, tha ajo.

“Institucionet tona e kanë kryer punën shumë mirë”, theksoi avokatja.