Arlinda Loncari, avokatja kosovare e cila vepron në Suedi, ka sjellë në vëmendje të detajeve të reja në lidhje me vrasjen e Liridona Ademaj – Murseli.

Duke iu referuar mediave suedeze, Loncari ka thënë se Naim Murseli, bashkëshorti i viktimës, ka punuar si këshilltar i sigurimeve në një prej kompanive më të mëdha në Suedi, “Folksam”.

Po ashtu ai mund të përfitonte nga një polisë sigurimi jetë jashtëzakonisht e lartë në rast se nuk do të zbardhej rasti i vrasjes.

Sipas Loncarit, polisa më e lartë e sigurimit të jetës në Suedi arrin në vlerën e rreth 8 milionë kronave suedeze, që korrespondon me afërsisht 850 mijë euro.

Këto para, nëse vrasja e Liridonës nuk do të zbulohet, rrezikonin të shkonin drejtë bashkëshortit dhe fëmijëve të saj, me bashkëshortin si përfituesin e parë në bazë të dokumenteve të policës.

“Në qoftë se nuk ish bërë domethënë zbardhja e fatit, në qoftë se domethënë nuk tregohet se kush e ka bërë këtë vrasje, në këtë rast do t’i merrte bashkëshorti i saj, bashkë me fëmijët. Po së pari i takojnë bashkëshortit, vrarët se si i ka shkruar ai. Në qoftë se ai ka shkruar se ai do t’i marrë të hollat, domethënë këto para, atëherë ai do t’i merrte”, tha për ATV, Loncari.

Ajo thekson pasojat në rast se përfundimi i hetimit do të ishte në favor të bashkëshortit nën dyshim, duke e bërë këtë çështje edhe më të ndërlikuar dhe duke shtuar një motiv të mundshëm financiar pas vrasjes së Liridonës.