Avokatja Mulhaxha merr në mbrojtje invalidin e UÇK-së që ishte ofenduar në Facebook

Invalidi dhe veterani i luftës së UÇK-së, Shpëtim Agusholli i cili që 21 vjet është në karrocë, kishte reaguar ashpër pasi Qeveria në largim e Albin Kurtit, ka pranuar donacion 1000 teste per koronavirus nga Serbia.

“Serbia na vrau na masakroi na dhunoi e gjithat te zezat, mos pranoni asgjë nga ata qe ushtruan gjenocid mbi popullin tonë, qoftë edhe ndihma (dhurata ). Para 21 vite në luftë me Serbi mora plagë të cilat i ndjej edhe sot, edhe po të vdes nuk dua as test as kurgja në jetë nga Serbia”, kishte shkruar Agusholli.

Por një veprim të turpshëm ndaj Agushollit e kishte bërë një akvitist i Lëvizjes Vetëvendosje. Bëhet fjalë, për Feim Sylkën i cili e ka ofenduar Agushollin, duke i thënë “trus në kolic dhe kalbu”

Tashmë Agusholli është marrë në mbrojtje nga avokatja Aurora Mulhaxha. Përmes një postimi në Facebook, Mulhaxha ka deklaruar se ka dy mënyra për të luftuar. Si dhelpër dhe si luan në të njëjtën kohë.

Ky është postimi i plotë i saj:

“Ka dy mënyra për të luftuar. Si dhelpër dhe si luan në të njëjtën kohë.

Nëse nuk luftojmë, le të kemi të paktën mirësinë për të respektuar ata që e bëjnë këtë.

E gjithë propaganda e luftës, ulëritja, gënjeshtrat dhe urrejtja, vjen, pa përjashtim, nga njerëz që nuk luftojnë.

Në luftë: vendosmëri. Në humbje: qëndrueshmëri. Në fitore: zemërgjerësi. Në paqe: dëshirën e mirë.

Me te nderuarin luftetarin, Shpetim Agusholli, i cili humbi gjithçka dhe i vuan I gjalle, me klientin tim te respektuar, mikun tim.

Çdo hije e zeze qe bije ne luftëtarin, bije mbi gjithë Kosovën.

Respekt për Shpetimin, respekt për Çlirimtarët.

Me respekt Aurora Mulhaxha, avokate.”