Avokatja del kundër grevës së kolegëve: Avokatët sekserë ia kanë humbur emrin avokatisë

Avokatja Aurora Mulhaxha, është deklaruar kundër grevës së kolegëve të saj, të cilët kanë bojkotuar punën lidhur me vendimin se avokatët duhet të marrin fillimisht leje.

Ajo për Insajderin ka thënë se nuk pajtohet me vendimin e kolegëve të saj, përkatësisht kryetarit të Odës së Avokatëve të Kosovës.

“Unë personalisht nuk pajtohem me zotimin e kolegëve dhe vendimin e kryetarit te Odes se Avokatëve të Kosovës, duke e konsideruar si vendim të ngutshëm. Arsyeja se perse është marr një vendim i tillë është jo-arsyetim në krahasim drejt shkeljeve tjera që bëhen kundrejt Avokatisë”, ka deklaruar ajo.

Ajo ka kërkuar që OAK të forcojë dënimin e avokatëve shkelës të cilët sipas saj kanë ardhur deri tek relaksimi mes raporteve avokat, gjykatë, prokurori.

“Si ish kryesuese dhe anëtare e komisionit disiplinor, e sugjeroje Kryesin e Odes se avokateve të Kosovës, të mbështet ketë komision më shumë se të gjitha organet tjera, dhe me forcimin e dënimeve rreth avokateve shkelës do vije deri tek relaksimi i raporteve Avokat-Gjykatë-Prokurori”.

“Vendimin e KGJK-së për hyrje vetëm me ftesa në Gjykate,e konsideroj shume të drejtë, e cila ndikon me vetëdijesimin e avokateve sekser, të cilët ia kanë humbur emrin avokatisë”.

“Pjesërisht kam vërejtje në këtë vendim, duke u bazuar ë Parimin e barazisë së armeve të palëve në Gjykim, Prokurori dhe Avokati janë të barabartë. Kështu që duhet të shtohet në vendim ndalimi I prokuroreve, avokatëve dhe të gjitha palëve njëjtë”, ka deklaruar ajo.