Avokati thotë se dikush e ka gjuajtur me armë policin e njohur si Tarkani

Polici Avni Berisha, i njohur me nofkën ‘Tarkani’ i cili në fund të vitit të kaluar ka qenë i përfshirë në një përleshje në Prishtinë me ish- drejtorin e Telekomit, Agron Mustafa, është sulmuar me armë.

Naim Rudari, avokat i Avni Berishës, i njohur si “Tarkani” ka thënë se është informuar që klienti i tij është sulmuar sonte me armë.

“Fatmirësisht i mbrojturi im nuk është lënduar, por po ju tregoj më 24 tetor ka ndodhur edhe një rast tjetër i ngjashëm por edhe atëherë nuk ka pasur lëndime”, tha Rudari.

Kurse më Policinë e Kosovës kanë treguar se rreth orës 20:00 janë dëgjuar të shtëna armësh në Prishtinë, konkretisht në rrugën “Vicianum” të lagjes “Arbëria.

“Rreth orës 20:00 në rr. Vicianum ka ndodhur një rast gjuajtje me armë. Policia ka dal në vendngjarje dhe po merret me rastin. Nuk ka të lënduar”.