Cedomir Stojkoviq

Avokati serb që dje ishte tek varret e familjes Jashari, thotë se u ndalua për 4 ore nga BIA serbe

Avokati serb Cedomir Stojkoviq që dje ishte për vizitë në varrezat e familjes Jashari, thotë se është ndaluar për plot katër orë nga Agjencia e Sigurimit Informativ në Serbi-BIA.

Ndalimi ndodhi teksa ai po kthehej nga Kosova për në Serbi.

Ai thotë se tashmë është liruar.

“Pasi u ndalova për 4 orë nga anëtarët e Agjencisë së Sigurisë Informative të Serbisë, më liruan për lëvizje të lirë”.

Ndryshe nga klienti i tij Nikolla Sanduloviq i cili u raportua se u rrah, avokati thotë se zyrtarët e BIA-s që folën me të kishin një qasje profesionale.

Ata bënin pyetje që i interesonin dhe u sollën me shumë edukatë. Nuk ndjeva asnjë armiqësi pavarësisht dallimeve natyrore që kemi. Shpresoj që fjalët që dëgjuan nga unë do të jenë po aq ndriçuese sa janë”, tha ai.

Stojkoviq thotë se paraburgimi prej katër orësh (maksimumi ligjor) është rezultat i vendimeve të dikujt tjetër.

Gjatë asaj kohe kemi pasur mundësi të shkëmbejmë mendime pa tension. Pa dyshim, ndoshta prokurori publik në Beograd mendon ndryshe. Të shohim kur të vijë koha”, tha ai.

VIDEO BONUS: Avokati serb, Çedomir Stojkoviq viziton Prekazin, tmerrohet nga krimet e Serbisë