Avokati kosovar, Arianit Koci ka reaguar rreth situatës në Kosovë pas vendosjes së masës së reciprocitetit në targa për veturat që vijnë nga Serbia.
Koci ka pyetur se pse nuk aplikohet masa e reciprocitetit edhe ndaj shtetit të Bosnjë e Hercegovinës, i cili po ashtu ka qasje diskriminuese ndaj Kosovës.
Ai ka rikujtuar se derisa Serbia i pranon lejet e vozitjes kosovare që në fakt pranohen në gjithë Evropën, shteti i Bosnjës nuk i pranon as ato.
Postimi i plotë i Kocit:
Pse nuk po aplikohet reciprociteti edhe ndaj Bosnjë-Hercegovinës?
Në raport me Kosovën, Bosnja e ka një qasje edhe më diskriminuese se vet Serbia.
Derisa Serbia i pranon lejet e vozitjes kosovare – në fakt pranohen në gjithë Evropën – ky shtet nuk i pranon as ato.
Në fakt, asgjë kosovare nuk pranojnë.
Prandaj, reciprocitet edhe me Bosnjën!







