Avokati i Veselit kundërshton i vetëm propozimin për diskutim 1-javor me prokurorinë për tabelat

Gjykatësi i Procedurës Paraprake, Nicollas Guillou ka pyetur në seancën e sotme në Speciale avokatët mbrojtës të të akuzuarve se a pajtohen që për një javë t’i përfundojnë diskutimet me prokurorinë lidhur me tabelat e kësaj të fundit dhe kategorizimet e materialeve.

Në lidhje me këtë kërkesë u pajtuan të gjithë avokatët, përveç atij të Kadri Veselit.

“Mendoj që një javë është e përshtatshme. Nuk jam plotësisht i qartë në atë se çka thoni”, deklaroi David Hooper, avokat i Thaçit.

“Nuk mendoj që na duhet kohë fare. Unë them tani para jush që s’na duhet kohë fare. Mendoj që është detyrim i prokurorisë të merret me nxjerrjen e dokumentacionit”, tha Ben Emmerson, avokat i Veselit.

“Jemi dakord me kohën e propozuar prej një javë”, tha David Young, avokat i Rexhep Selimit.

“Një javë është e arsyeshme”, tha avokatja e Jakup Krasniqit.