Avokati i Trumpit: Do ta provoj në gjykatë se si demokratët i çuan njerëzit nga varret për të votuar

Rudy Giuliani, avokat i presidentit Donald Trump, tha se ai është duke punuar për rastet e mashtrimit me vota në Pensilvani.

Giuliani pretendon se fitorja e Joe Biden atje ishte e manipuluar.

“Natën e zgjedhjeve kryesimi prej 800,000 votash i Donald Trump u zhduk nga qindra mijëra posta në fletët e votimit të numëruara pa ndonjë vëzhgues republikan”, shkroi Giuliani të dielën në mëngjes, një ditë pasi Associated Press ia dha votat elektorale të Pensilvanisë, demokratit Joe Biden.

“Pse u përjashtuan republikanët. Unë do e provoj në gjykatë manipulimine votave”, shtoi Giuliani.

Ai e quajti të pacipë ‘makinerinë’ demokrate të Filadelfias dhe pretendoi se boksieri i peshave të rënda, Joe Frazier dhe gjyshi i aktorit Will Smith të dy votuan në zgjedhjet e mëparshme në qytet pas vdekjes së tyre.