Avokati i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit është përplasur në Gjykatën Speciale me gjykatësin Nicolas Guillou edhe lidhur me simbolet e Kosovës, që mungojnë në këtë institucion të drejtësisë.

David Hooper ka ngritur çështjen e mungesës së simboleve të Kosovës në Gjykatën Speciale.

“Jo vetëm që është njollë për Kosovën dhe Kosovarët. Gjykatë e Kosovës, por nuk ka asgjë nga Kosova. Nuk ka asnjë emblemë të Kosovës. Ndoshta mund t’i kushtohet vëmendja kësaj. Nëse është Gjykatë e Kosovës, mund të kishim këtu shqiponjen e zezë me të kuqe”, ka pyetur avokati, duke mos i ditur mirë simbolet e Kosovës.

Në replikë, gjykatësi Nicolas Guillou e ka pyetur avokatin se pse ai s’ka veshur rroba kuq dhe zi.

“Mund të kishit veshur rroba të kuqe”, tha Guillou.

Ndërsa avokati i replikoi përsëri. “Por unë nuk jam avokat i Kosovës”, tha ai, duke theksuar se nuk është anëtar i Odës së Avokatëve të Kosovës. 

Perderisa avokati pyet, gjykatesi qeshet!