Besnik Berisha

Avokati i Qeverisë thotë se Gjykata Kushtetuese bëri kompromis pasi u ofendua shumë nga VV-ja

Avokati Besnik Berisha thotë se Gjykata Kushtetuese ka bërë kompromis me vendimin e votës së Etem Arifit.

Berisha i ftuar në emisioni “DPT Te Fidani, tha se Gjykata bëri kompromis pasi u ofendua shumë nga Lëvizja Vetëvendosje.

“Bëri kompromis pasi u ofendua shumë nga VV-ja”, tha Berisha.

Të hënën në mbrëmje, Gjykata Kushtetuese mori shpalli aktgjykimin për rrëzimin e Qeverisë Hoti dhe shkuarjen në zgjedhje të jashtëzakonshme, duke konstatuar se përbërja e kabinetit qeveritar s’i kishte marrë votat e nevojshme, pasi që ky organ e cilësoi si të pavlefshme votën e ish-deputetit të dënuar me burgim, Etem Arifi.